Nuk ka kolona në pikat kufitare, pritjet zgjasin 3-5 minuta

Këtë mëngjes, në pikat kufitare të Kosovës nuk ka kolona dhe as pritje të gjata.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët që hyjnë ose dalin nga Kosova po presin nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.

Pritje të tilla janë raportuar në Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Vërmicë, Qafë e Prushit dhe Stançiq.

Edhe për automjetet transportuese (kamionët), situata paraqitet e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona në hyrje apo dalje.