Nuk ka kufizim të lëvizjes, qeveria e ka heq “orën policore”
Qeveria e vendit ka hequr “orën policore” për ta rikthyer lëvizjen e plotë, krahas masave tjera lehtësuese që ka miratuar dje për mbrojtje nga COVID-19.
Ekzekutivi me vendimin e mbrëmshëm ka hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Prej mbrëmë qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm ku qytetarët nuk lejoheshin të qarkullonin pas orës 22:30 deri në orën 05:00, të mëngjesit.
Njëkohësisht, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin PCR, me përjashtime.
Sipas Qeverisë, institucionet shëndetësore obligohen t’i rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19./Mediafokus.info

