Thaçi flet për presidentin Rugova: Nuk kam qenë në garë me të, por në luftë me Serbinë

Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk ka qenë në garë me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, por se ka qenë në luftë me Serbinë,

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sonte ka qenë i ftuar i gazetarit Çim Peka në Shqipëri dhe aty është pyetur rreth raporteve me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën.

Thaçi ka thënë se nuk ka qenë në garë me Rugovën, por se kanë qenë në luftë me Serbinë dhe së bashku e kanë fituar këtë luftë.

Pyetja e Çim Pekës për Thaçin ishte se çfarë kishte Rugova që nuk e mundnit dot?

Përgjigja e Presidentit Thaçi ishte se ai nuk ka pasur garë me të dhe se e ka cilësuar gazetarin edhe si psikolog.

”Ti më dole nga gazetar, psikolog, sociolog neuropsikiatër. E respektoj Rugovën. Unë nuk kam qenë në garë me Rugovën, por në luftë me Serbinë. E kemi fituar bashkërisht dhe ajo ishte fitorja më e madhe se çfarëdo gare tjetër elektorale’’, tha Thaçi./mediafokus.info