Dr. Uka: Faleminderit qytetarëve për respektimin e masave, jemi me ju në përballimin e pandemisë

Në Gjilan u konfirmuan të enjten edhe gjashtë raste të reja me virusin Corona, raporton Mediafokus.info.

Në mesin e 67 mostrave, dhjetëra prej tyre ishin punëtorë shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm, të cilët kanë rezultuar negativ.

Drejtori Klinik i këtij Spitali, anesteziologu dr. Ukshin Ismaili, në një prononcim për Mediafokus.info, ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave kundër Covid-19, duke thënë se bashkë do ta përballojmë pandeminë.

“Pas 6 rasteve të reja, lajmi i mirë është se stafi i Spitalit të Përgjithshëm të cilët ishin të dyshimtë për infeksion, kanë rezultuar negativ. Unë kërkoj nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa arsye. Ne jemi me ju sepse dimë, duam dhe ai dalim sikur që ia kemi dalë deri tash. Faleminderit qytetarëve”, ka thënë Ismajli.

Ndryshe, 6 rastet e reja pozitive me Covid-19 e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 81. Dy prej tyre kanë vdekur, 47 janë shëruar plotësisht, derisa të tjerët janë konsiderohen aktiv me virusin Corona. /Mediafokus.info/