Nuk ka me na shkue gjatë kështu

Selatin Mehmeti

Pasha Zotin, jemi çue peshë! Kemi me honger njëri-tjetrin.

Pa na ndodhë ndonjë tragjedi,neve nuk na bohet boll.

Nuk e dëgjon askënd tu ba lum e tu u gëzu, veç tu sha, tu u fye e tu u mallku.

Në vend se me e gëzu lirinë e me punu për të mirën e familjeve tona, po sillemi sikur jemi armiq e jo vëllezër e motra.

Nuk e duron askush askënd. Gjithçka shahet e mallkohet zi e terr për njeri tjetrin.

Prej nga ky mllef e kjo energji negative, nuk po e kuptoj.

Shahen e fyhen familjarët mes vete, komshitë, kolegët e punës.

Nip e dajë nuk flasin me njëri-tjetrin shkaku i bindjeve partiake.

Vëllai me vëllanë nuk flet shkaku i politikes kjo i ka kalue kufijt e normales.

Nuk ka me na shkue gjatë kështu.

Kam frikë se një ditë ka me na kushtue shtrenjtë kjo urrejte që po e mbjellim nje dite do ta korrim ate qé po e mbjellim.

Zot, runa!