Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës, vetëm në Jarinjë ka vonesa në dalje
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, ndërsa qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa pengesa të mëdha
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 08:06, në pothuajse të gjitha pikat kufitare pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.
Përjashtim bën Jarinja, ku në drejtim të daljes nga Kosova qytetarët përballen me pritje prej rreth 15 minutash, ndërsa në hyrje pritja mbetet 3 deri në 5 minuta.

