Nuk kanë frikë të gjithë nga koronavirusi, politikani gjerman infekton qëllimisht veten!
Një kryetar gjerman, i cili pranoi se infektoi qëllimisht veten me koronavirus, ka thënë se sëmundja ishte më e keqe sesa priste – pasi mori një reagim të madh për veprimet e tij të diskutueshme në mediat sociale.
Kryetari i rrethit Mitte në Berlin tha se ai dëshironte të infektohej vetë, në mënyrë që të zhvillonte imunitet.
Ai u infektua me qëllim, duke mos u izoluar larg së dashurës së tij, e cila mori koronavirusin kur ishte me pushime në Zvicër.
Stephan von Dassel, 53 vjeç, tha: “Unë mendoj se jam mirë, por kam qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, më gjatë nga sa mendoja.
“Unë u infektova me qëllim, për t’u argëtuar dhe mendova për tre ditë të filloj të shërohem e të fitoj imunitet, dhe pastaj nuk mund të infektohem përsëri dhe nuk mund të infektoj dikë tjetër. Por ishte më keq sesa mendoja.’’
53-vjeçari tha: “Unë isha me mendimin se shmangia e infeksionit kur ishte nën karantinë në shtëpi me një person të infektuar, megjithë masat parandaluese ishte shumë e vështirë dhe për këtë arsye pranova që të infektohesha sa më shpejt që të jetë e mundur.’’
Disa media sociale kritikuan veprimet e tij duke thënë se ai ishte një shembull i keq për të gjithë.
Ndërsa Von Dassel ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ai ishte përgjegjës.
‘’Unë jam përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e mija. Do vazhdoj të qëndroj në karantinë derisa të mos kem më rrezik për të infektuar të tjerët.’’


 
 
						 
						