Nuk mbijeton fëmija që po trajtohej në QKUK nga lëndimet në aksident
Një fëmijë është ndarë nga jeta si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:25, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.
I dyshuari, personi që drejtonte automjetin me targa të Shqipërisë, pas trajtimit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se më 24 nëntor është raportuar se fëmija, i cili po trajtohej në QKUK, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

