Nuk mbijeton i lënduari në vendin e punës para një jave
Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Xhyliqi nga Malisheva. Djali i tyre ka vdekur, pasi ishte lënduar më 7 prill në vendin e punës.
Sinjali merr vesh se i dyshuari kryesor në rast është Shpend Paqarizi, 33-vjeçar.
Merret vesh se më 7 prill viktima ishte lënduar në vendin e punës dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
I riu në ditën kur ishte lënduar, së pari ishte dërguar në QKMF në Malishevë, me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil.
I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë para dy ditësh./Sinjali
……………………………..
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

