Nuk mbijeton këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Ka vdekur këmbësorja e cila u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Si pasojë e këtij aksidenti, edhe ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare. (foto ilustrim)