“Nuk m’pritshe ishim hi bashkë” – Reagimi i Gimbos pasi e mëson se ku është Gjesti
DJ Gimbo, sapo mbërriti në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, reperin Gjesti.
Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi DJ Gimbën për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.

