VV, Nisma e AAK nuk bëjnë rirenditje të kandidatëve në lista

Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate nuk e kanë bërë rirenditjen e kandidatëve në listat garuese, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka konfirmuar Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim, në mbledhjen e sotme të KQZ’së, e cila sapo ka nisur.

Ai ka thënë se në numrat në broshura, ku mungojnë emrat e kandidatëve, do të hijezohen për të mos lejuar gabime nga qytetarët./Mediafokus.info/