Nuk respektoi masën mbrojtëse, i konfiskohet edhe automjeti
Njësitet patrulluese nga stacioni i Policisë në Gjilan, gjatë një kontrolli rutinë, bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë ndalur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, kishte ndalesë të drejtimit të mjetit, si masë mbrojtëse.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë 500 euro, pesë pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjetit motorik në afat prej gjashtë muajve si dhe i është konfiskuar automjeti, thuhet në njoftim.
