Nuk u mbijeton plagëve i riu nga Vitia që u godit nga vetura para dy ditësh
Njëri nga pesë personat që u goditën me veturë në një park të Vitisë, ka vdekur nga plagët në spital.
Për aq sa dihet deri më tani, i dyshuari E. Sh, 21-vjeçar, duke drejtuar veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë të rinjtë që ishin në park.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S.. Katër prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë, por A. F. kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte transferuar për trajtim në QKUK.
Fatkeqësisht, Auron Ferizi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, i cili përmes një njoftimi, shprehu dhimbjen e madhe që po ndjejnë.
“Zoti gjenet te shperbleft djali jem ik i ri nga kjo bot do me mungosh gjithe jete Auron pse ka ksi njert te poshter qe te larguan nga kjo bote.”, ka shkruar ai.

