Avdi Pireva intensifikon takimet në terren, merr mbështetje të madhe nga kjo nëndegë e Kamenicës

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdi Pireva, ka intensifikuar takimet në terren, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pireva ka thënë se ka gjetur pritje të ngrohtë në Shipashnicën e Epërme të Kamenicës.

“Pritje e ngrohtë në Shipashnicën e epërme në familjen e madhe Dërmaku, faleminderit baca Isuf.

“Bashkë me Jeton Biqkaj #62 Valentina  #21 dhe Avdi Pireva #68 morëm premtimet më të sinqerta nga Nëndega e Shipashnicës se do të votojnë LDK-në dhe kandidatet e tyre në zgjedhjet e 14 Shkurtit”, tha ai.

Përndyshe, Avdi Pireva në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidon me numrin 68.