Dedikimi i Florinës për babanë: Ti na mësove se si njerëzit duan të jetojnë në maja, pa e kuptuar se lumturia qëndron në pjerrtësi

Vdekja e Bajram Kadriut, i cili një jetë të tërë e kaloi në drejtësi, ka pikëlluar pa masë familjarët e tij, të cilët në mënyra të ndryshme kanë shprehur emocionet e tyre, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Vajza Florina ka reaguar me këtë postim:

Në momentet e fundit të jetës së babait tim, e ngarkuar me shumë emocione, nga thellësia e zemrës nxora pak fjalë:

 Babai im i dashur, sot i the lamtumirë kësaj bote. Ti ike si shenjtor, neve na mbeti dhembja për ty, për ngrohtësinë, buzëqeshjen, edukimin, sinqeritetin e mbi te gjitha dashurinë prindërore.

 O engjëlli im…ti na mësove shumëçka:

 Mësuam se si njerëzit duan të jetojnë në majat e malit, pa e kuptuar se lumturia qëndron, aty në pjerrtësitë e tij.

 Mësuam se njeriu ka të drejtë ta shoh tjetrin nga lart vetëm atëherë kur i ndihmon të ngritët.

 Mësuam se edhe nëse e kuptojmë që sot janë momentet e fundit, e shtrihesh në arkivol, dëshirojmë te ju përqafojmë fort, shume fort dhe lutemi zotit te bëhemi roje e shpirtit tënd.

 I dashuri e fort i çmuari baba…

 Nëse zëri yt është i fundit, kam dëshirë ta regjistroje çdo fjale tende e ta ruaj me përkushtim

 Duam ta mbajmë përgjithmonë ne kujtesë, fjalët dhe kërkesën e fundit:

 Sonte dua te jem në shtëpinë time, i rrethuar nga familjaret që aq shumë i ke dashur.

 Baba i paharruar, qëllimin e ke mbërri, në paqe me vetveten dhe me të dashurit tuaj.

 Vërtetë ikja na solli dhembje por ti ike fare paqësisht, siç ikin vetëm shenjtoret.

 Ne nuk mund te besojmë dot si ike kaq papritur. Mbrapa na e la një det me lot dhe emrin tënd te ndritur.

 Lamtumire engjëlli im!