Numër i jashtëzakonshëm i pacientëve me oksigjeno-terapi në Spitalin e Pejës

Numër i jashtëzakonshëm i pacientëve me oksigjeno-terapi në Spitalin e Pejës, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Aktualisht aty po trajtohen 131 pacientë me COVID-19, 110 me oksigjeno-terapi, ndërsa prej tyre 27 janë në gjendje më të rëndë, derisa katër janë në respirator (CPAP).

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në 24 orët e fundit kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë 181 pacientë dhe nga këta, 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Mediafokus.info/