Numër i madh i kosovarëve u gjobitën për thyerjen e rregullave anti-COVID-19

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ku gjatë ditëve të fundit numri i personave të infektuar me këtë virus ka shënuar rritje.

Përkundër thirrjeve të shumta të ekspertëve shëndetësorë, që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, një pjesë e qytetarëve po vazhdojnë të shkelin masat antiCOVID.

E për mosrespektimin e këtyre masave, Policia e Kosovës është duke gjobitur qytetarët, ku që nga gushti, kur ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë e deri tani, ka dënuar 124 mijë e 152 qytetarë.

“Lidhur me interesimin tuaj, ju njoftojmë se policia nga fillimi i zbatimit të Ligjit antiCOVID, duke u bazuar në këtë ligj ka shqiptuar 124,152 tiketa”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, drejtuar Telegrafit.