Numri i personave me Covid në Infektivë ulet në dhjetë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të spitalizuar 10 pacientë me Covid-19 dhe 6 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 4 në gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).

Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin, thuhet në raportin nga Klinika Infektive./mediafokus.info