Nusja ankohet për dhunë nga vjehrri dhe kunati

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë, 13.03.2022-11:55. Viktima femër kosovare   ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.