Nusja bllokohet nga përmbytjet, dërgohet me helikopter në dasmë

Një nuseje në New South Wales iu desh të largohej me aeroplan pasi ishte bllokuar nga niveli i ujërave që kishin shkaktuar përmbytjet afër qytetit Taree.

Kate Fotheringham po kalonte natën para martesës së saj larg nga dhëndri, Wayne Bell, kur filloi të binte shi i dendur.

Përmbytjet lanë pronën e prindërve të saj, ku ajo po qëndronte atë natë, të rrethuar nga uji, kështu që asaj iu deshtë të thërriste për ndihmë në rrjetet sociale.

Ajo i ka thënë BBC-së se thirrjes së saj i ishte përgjigjur një kompani lokale e helikopterëve, shkruan BBC.

“Pamë se këto nuk ishin vërshime mesatare, kjo ishte përmbytje në një nga 100 vjet”, tha ajo.