Nxehen gjakrat në Serbi, përleshen deputetë e ministra (video)
Nxehen gjakrat në Serbi. Raportohet se në përpjekje të disa opozitarëve për të hyrë në Parlament, janë përleshur deputetë e ministra.
Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga disa deputetë dhe përkrahës, sot bllokoi hyrjen e Parlamentit të Serbisë dhe për një moment sulmuan deputetë nga shumica në pushtet të cilët po tentonin të futeshin në Parlament.