Nxënësit e Gjilanit njoftohen për rreziqet nga mjetet piroteknike gjatë festave të fundvitit
Policia në Gjilan, në shkollën ‘’Zija Shemsiu” ka realizuar një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese mbi pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ndodhemi në prag të festave të fund vitit dhe dihet se në këtë periudhë shtohet përdorimi i këtyre mjeteve.
Nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur.
Ligjërata kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit, edukimin e tyre për sjellje të përgjegjshme në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, gjatë ditëve të festave, thuhet në njoftim.

