Nxënësit e Mjekësisë në Gjilan ndahen në dy objekte shkollore
Të hënën fillon mësimi në shkollat e Kosovës, pas grevës njëmujore.
Edhe nxënësit e Gjilanit, më 3 tetor kthehen në shkollat e tyre. Ata të Mjekësisë do të ndahen në dy objekte shkollore.
Drejtoria e shkollës ka njoftuar nxënësit se klasat X dhe XI do t’i ndjekim mësimet në objektin e shkollës fillore të mesme të ulët “Nazmi Hoxha” duke filluar nga ora 13.00.
Ndërkaq, klasat XII mësimin do ta mbajnë në shkollën e mesme të lartë “Marin Barleti”, duke filluar nga ora 13:15. /Mediafokus.info

