Nxënësit i dedikojnë fjalët më të mira mësuesit Muhabi
Një mësues historie, Muhabi Neziri, në Ferizaj, sot i ka dhënë fund epokës së tij në shkollë dhe është pensionuar.
Nxënësit janë kujdesur që ta vlerësojnë mësuesin Muhabi me fjalët më të mira. Disa prej tyre e kanë qujatur hero.
“Bota mund të të shoh si mësues, por për nxënësit je hero”, ka shkruar një nxënese e shkollës “Vezir Jashari”, në Ferizaj.
Si kujtim, ata i kanë dhuruar edhe një foto të klasës.
Mësuesi Muhabi është uruar për pensionimin edhe nga kryetari i Komunë së Ferizaj, Agim Aliu.
Kolegët e tij kanë vërshuar me urime për Muhabi Nezirin në rrjetin social facebook./Mediafokus/