Nxënësit në Kamenicë u rikthehen bankave shkollore

Nga nesër ndërpritet mësimi online në Kamenicë dhe nxënësit e shkollës ‘Dëshmorët e Kombit’ u rikthehen bankave shkollore. 

Njoftimi u bë i ditur nga Komuna e Kamenicës, ku është thënë që mësimi online është ndërprere dhe mësimi i rregulltë në shkolla do të fillojë nga nesër.

Njoftimi i plotë:

Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.