Nxënësit vizitojnë policinë në Gjilan

Njësiti për komunitet i Stacionit Policor Gjilan, ka pritur në vizitë një grup të nxënësve të shkollës ‘’Selami Hallaqi’’, nën shoqërimin e zëvendësdrejtorit dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Kjo vizitë është realizuar me rastin e 16 vetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës dhe mirënjohjes për bashkëpunimin e Policisë së Gjilanit me stafin arsimor të shkollës në parandalim dhe luftim të dukurive negative në institucionet arsimore.

Me këtë rast nxënësit me vete kanë sjellë edhe disa punime të tyre me mesazhe kushtuar punës dhe angazhimit të Policisë së Kosovës.

Vizita po ashtu ka shërbyer në njohjen e nxënësve me punën e vazhdueshme të Policisë së Gjilanit, duke ju mundësuar të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policorë, thuhet në njoftim.