Nxirren nga nëntoka e Artanës trupat e dy minatorëve që vdiçën dje tragjikisht
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë nxjerrë nga nëntoka e Artanës trupat e dy minatorëve që vdiçën dje tragjikisht. Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.
“Raportohet se në vendin e punës kanë humbur jetën dy minatorë meshkuj kosovarë, si pasoj e shembjës së dheut. Njësitet përkatëse janë duke punuar në drejtim të nxjerrjes së trupave të pa jetë. Rreth orës 00:30 trupat e pa jetë janë nxjerrë nga rrënojat e minierës me ndihmën e FSK-së, Policisë dhe minatorëve”, thuhet në raportin e Policisë.
Për shkak të shembjes së një guri të madh brenda minierës, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.
Për të arritur deri te trupat e minatorëve, është dashur një operacion prej 14 orësh, ku janë përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.
“Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore./mediafokus.info

