Faton Bislimi fiton ulëse në Kuvendin e Republikës

Sekretari i Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, ka njoftuar se Kuvendit të Republikës do t’i bashkohet edhe Faton Bislimi nga radhët e kësaj partie, pasi i është liruar vendi, raporton Mediafokus.info.

LDK ka pasur tre deputëtë në këtë legjislaturë nga kjo Degë, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi dhe Valentina Bunjaku Rexhepi, ndërsa me Faton Bislimin shkon në katër numri i deputetëve nga Gjilani, nga pesë sa i pati kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ja deklarata e Mehmetit në profilin e tij në Facebook:

LDK-ja e Gjilanit i ka 3 deputet aktual ne parlament,nga nesër bëhen 4 deputet,ndërsa kanë qenë 5 kandidatë të propozuar për deputet nga dega e Gjilanit.

Një votë ka shkuar për bartësen e listës Vjosa Osmani e që në këtë formë na ka mbetë pa hy në parlament edhe kandidati tjetër që është shumë afër me vota për me hy në kuvend dhe që të përmbyllet suksesi 100% sipas planifikimit sa i përket përfaqsimit.

LDK-ja e Gjilanit në këtë këndvështrim ka pasur rezultate të mëdha nga se nga 5 propozime 4 janë tashmë deputetë,ky fakt nuk duhët të injorohet.

Për këtë rezultat 4 deputetë në kuvend nga 5 propozime janë meritorët strukturat e LDK-së në Gjilan.

Deputetët tanë nuk duhët të pranojnë deklarimin e disave nga niveli qendror i LDK-së se Gjilani i ka humbë zgjedhjet si parti ne Gjilan dhe nuk meriton përfaqësim sepse shumë degë që i kanë humbur zgjedhjet edhe më bindshëm dje dhe sot kanë përfaqësime me nga dy ministra.

Nuk e kuptoj motivin e arsyes së votimit të qeverisë nga deputetët e LDK -së, së Gjilanit në këtë formul kur LDK -ja e Gjilanit dhe strukturat e saja fyhen,degradohen dhe anashkalohen në mënyrën më të keqe.

Deputetët nuk kanë mision realizimin e interesave personale dhe klanore por interesin e strukturave që kanë ndihmuar uljen në kuvend.

Do të doja të jem gabim por se kjo histori i adresohet Gjilanit për të keq në të ardhmen për ne dhe gjeneratat e reja. /Mediafokus.info/