O gazetarë, Rita, Dua e Bebe, janë shqiptare, jo me ‘prejardhje shqiptare’

Shkruan: Daut Dauti

Me siguri e keni vërejtë se si shumica e gazetarëve apo mediave tona i prezantojnë Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. ‘Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje (nganjëherë përdoret fjala origjinë) shqiptare’. Njësoj edhe me rastin e Ritës dhe Bebes.

O ju gazetarë e ju media, këto tri këngëtare nuk kanë prejardhje e as origjinë shqiptare por JAN Ë shqiptare. Komplet shqiptare janë. Me nanë e me babë, gjyshe e babgjysh. Madje, këto insistojnë se janë shqiptare. Edhe simbolikisht, nga fakti që nuk i kanë ndërruar as emrat e as mbiemrat. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndërrim të prejardhjes. Vajzat nuk e kanë ndërru përkatësinë vetëm për shkak se këndojnë anglisht dhe jetojnë në vende ku flitet po kjo gjuhë.

Njeriu ka prejardhje (origjinë) shqiptare kur më nuk është shqiptar. Kur në proces ka ndodhur asimilimi/transformimi: kur Ilirët janë shndërruar në shqiptarë. Ta zëmë, në rastet individuale kur dikush gjyshërit dhe gjyshet i ka pasur e shqiptarë e prindërit jo. Nga kjo, edhe pasardhësi nuk është shqiptar por ka origjinë shqiptare. Por, ky nuk është rasti me këto tri këngëtare.

Nëse dëshironi të jeni më korrekt, mund t’i prezantoni, dy të parat, si shqiptaro-britanike kurse të tretën si shqiptaro-amerikane. Është fjala të shtetësia e dyfishtë se ju aty e humbni vegëzën e kuptimit. Njeriu mund të ketë shumë shtetësi por përkatësia etnike-kombëtare nuk ndryshon.

Edhe ju që po i qitni maskat e po e mbuloni veq e gojën e hundët po i leni jasht, hiq ma t’mirë se këta gazetarë nuk jeni. Gjysmën e punës as ju nuk e keni të qartë/Mediafokus.info/

(Marr nga profili i publicistit, Daut Dauti, ne Facebook)