O pupull, mos fleni!

Xhevat Bekteshi

Para nje muaji reagova me shkas per aksin rrugor Gjilan-Livoç-Ferizaj, per merakosjen qytetare tone si banues i kahershem dhe i perhershem i Livocit.

Pati edhe nga pak reagime individuale dhe reagime grupore te qyetareve te Livoçit.

Perveç nje takimi ne Drejtorine per Sherbime Publike, siç na informojne perfaqësuesit e fshatit u mbajt edhe nje protsete e qytetareve ne aksin rrugor mes fshatit ne prani te forcave policore, si siguri e protestes.

Si pasoje e e riparimeve dhe puneve te ngadalta fshati yne tanime mbulohet me re pluhuri pa mbarim.

Rruget alternative permes fshatit, tanime jane perplot makina, kamioneta e kamion te rende e te gjate neper rrugica te rendit te dyte e te trete.

Siguria e qytetareve ne formen qe zhvillohet ky komunikacion eshte ne nje rrezik permanent, e mos te flasim tani per demtimin e ketyre rrugeve te cilat janë te shtruara me asfalt jorezistent per makineri te renda.

Gjithashtu mos te flasim qe per neve qe rrugetojme permes rruges ne riparim, se automakinat tani me kane filluar ndjeshmerine e demtimeve serioze te pjeseve te tyre.

Rruga kalon permes fshatit dhe ne te dy anet e saj me kilometra, jane shtepitë me familje te banuara, te cilat tani me jane te stresuar nga pluhuri, qe shperndahet nga rruga ne riparim.

Kur kesaj i shtohet edhe numri i bisneseve qe funksionojne ne kete aks, ankesat e qytatereve do duhej te mirren parasysh dhe riparimet te jene emergjente.

Nuk kam informacion deri tani, qe i pari i komune sone Alban Hyseni, ka vizituar fshatin dhe te bisedoje me qytetaret e fshatit me te madh te komunes, pra Livoçin e Ulte.

Dikush kompetent (numri i deputeteve te VV eshte 8 a 9 ne kete legjislative, gjithashtu edhe ministri eshte i partisë se VV) do duhej tanime te na njoftoj me detalet e projektit ne fjale, programin realizues te projektit dhe sado kudo te na lehtesoj kete katrahure te situates qe po kalojme.

Reagimin e beje nga frika e kohes se realizimit te projektit, sepse qe 4 vite nuk eshte kryer asfaltimi i rruges Gjilan-Perlepnice ne drejtim te Kamenices.

Edhe sot e kesaj dite vazhdon avazi i punes te ciles askush nuk mundet t’i jap arsyeshmeri te mosrealizimit te nje aksi dykilometersh rrugor.

Ooooo pupull mos fleni! Apo me mire me thene, nqs ne nuk veprojme, pushteti eshte duke fjetur, me bindjen se populli po flen!!!