OBSH: Fëmijët nga 6 deri 11 vjeç duhet të mbajnë maska në këto raste
Derisa miliona fëmijë po kthehen në shkollë në hemisferën veriore, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç duhet të mbajnë maska në disa raste për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Rekomandimet e paraqitura të hënën pasojnë besimin e përhapur se fëmijët nën 12 vjeç nuk konsiderohen që përhapin virusin aq sa të rriturit.
Fëmijët në përgjithësi përballen me simptoma më pak të rënda të virusit sesa të rriturit, me të moshuarit më të prekur ndaj infeksionit të rëndë dhe vdekjes.
Tani OBSH thotë se për të vendosur nëse fëmijët e moshës gjashtë deri në 11 vjeç duhet të mbajnë maska, duhet të merren parasysh faktorët, siç janë përhapja e transmetimit të COVID-19 në zonën ku jeton fëmija; aftësia e fëmijës për të përdorur me siguri një maskë; dhe mbikëqyrjen e të rriturve kur marrin ose heqin maskat.