Oficeri amerikan tregon si rusët vranë tre serbë në Kosovë, pasi nuk iu bindën urdhrave të tyre
Në një video të publikuar nga Agjencia e lajmeve AP, pas luftës në Kosovë, shihet momenti kur trupat e KFOR-it rus vrasin tre serbë, të cilët ishin duke u rrahur me shqiptarë.
Ishte viti 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur në një fshat të banuar kryesisht me serbë, në afëri të Gjilanit, ndodhi një incident ku mbetën të vrarë tre serbë, pasi refuzuan kërkesën e KFOR-it për të ndaluar sulmin ndaj shqitparëve.
Pas raportimeve për të shtëna me armë, trupat e KFOR-it rus kishin shkuar në vendin e ngjarjës dhe urdhëruan serbët të ndalonin së rrahuri një shqiptar të plagosur, por serbët refuzuan.
Pastaj ata edhe sulmuan me armë automatike rusët, ku këta të fundit u mobilizuan dhe vranë tre prej tyre.
Pas këtij aksioni, dy shqiptarë të tjerë, një i plagosur rëndë dhe një i vdekur, u gjetën në një makinë aty afër.
Videoja më poshtë shfaq pamje nga vendi i ngjarjes

