Operohet me sukses Ardian Cuculi i Dritës
Futbollisti i Dritës, Ardian Cuculi, është operuar me sukses në spitalin e Shkupit. Ai kishte marrë një lëndim në krah në derbin e së dieles.
“Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.
Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.
Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jasht ekipit për të paktën gjashtë javë‘, thuhet në një njoftim të klubit Drita.

