“Opozita” kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, “pushteti” më 28: Kujt do të ia mbajë anën presidentja?

Në takim me presidenten Vjosa Osmani partitë politike kanë dhënë propozimet e tyre për datën e zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas takimit, liderët e partive politike të ish-opozitës kanë thënë se kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor. Ndërsa, përfaqësuesit e pushtetit e kanë preferuar datën 28 dhjetor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar pse data e zgjedhjeve duhet të jetë 21 dhjetori.

Presidentja e Kosovës sot ka nënshkruar Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Kemi diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje. Qëndrimi jonë është që të jeta data 21, kjo për shkak se kemi pasë një shtyrje të vazhdueshme, një bllokadë në krijimin e institucioneve. Vendi ka nevojë sa më shpejt të ketë institucioneve. Nuk shkon në të njëjtën kohë me kërku urgjencë në krijimin e institucioneve dhe me kërku datë sa më të vonshme për zgjedhje. Ne kemi qenë në favor të datës 21 dhjetor për më shumë se një arsye për shkak se data 28 realisht është datë para ndërrimit të moteve”, ka thënë Hamza.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se në takim me presidenten Osmani ka propozuar datën 21 dhjetor si datë për zgjedhje.

Pas takimit, ai ka thënë se kjo datë është më e përshtatshmja.

Duke qenë që i është humbur shumë kohë Kosovës, dhe ka akumulime të temave buxhetore, në respekt të qytetarëve, kemi propozuar që të jetë data e zgjedhjeve 21 dhjetori. Mendojmë se në këtë mënyrë do të ua fitojmë të paktën një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”, ka thënë Haradinaj

Ai ka thënë se pushteti po e kërkon datën 28 dhjetor.

Edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkua të njëjtën datë për dhjet.

Kjo që ka ndodhur ne e dimë. Vetë mandatimi i dytë ka qenë me i zhagit datën e zgjedhjeve. Data më e mirë, edhe e imponuar është data 21 dhjetor”, ka thënë ai.

Pas takimit me presidenten ka folur kryetari i partisë Gucxo, Faton Peci.

Ai ka thënë se kjo parti e preferon datën 28.

“Ne si Guxo jemi mes datave 21 dhjetor dhe 28, ne kemi zgjedhur datën 28 dhjetor”, ka thënë ai, transmeton Nacionale.