Opozita: “Kosova ka nevojë për qeveri të re e kryeministër të ri”
Dy partitë e mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nisur mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Po ashtu, në njoftimin e PDK-së, thuhet se Krasniqi ka njoftuar anëtarët e kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave, brenda dhe jashtë Kosovës.
“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës. Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në komunikatë.
Abdixhiku ka thënë se LDK është gati, është një, në këmbë dhe e fortë, shkruan Reporteri.net.
“Së bashku me mikun tim Sokolin, në hapjen e zyreve të reja aty. Ishim mes veprimtarëve e veprimtareve me përplot entuziazëm e gatishmëri – për veprim, për Lidhjen për vet Republikën! Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurtë që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!” shkroi Abdixhiku në Facebook.

