Opozita po tregohet shumë destruktive
Gani Sadiku
Ish kryeministri Haradinaj, duhet me kuptua që i ka humbur zgjedhjet dhe nuk është ma kryeministër i vendit.
Ai nuk duhet të mundohet që me çdo kusht me i shty përpara politikat e tij.
Humbja e zgjedhjeve nënkupton humbjen e pushtetit, dhe ai që i fiton zgjedhjet, vjen me programin e tij qeverisës si alternativë më e mirë nga qeverisja paraprake.
Për atë ka kuptim edhe votimi edhe zgjedhjet në demokraci….
Kështu ndodhë në gjithë botën demokratike.
Ta marrim shembullin në SHBA, presidenti i cili i humbë zgjedhjet, nuk mundohet me çdo kusht me i avancuar politikat e tij, por kalon në një veprimtari krejt tjetër.
Nga ana tjetër Kadri Veseli, deri dje ishte kundër taksës dhe i vetmi ishte Ramushi që rezistonte.
Bile më kujtohet goxha shumë i ka pas ra në qafë RH, për heqjen e taksës..
Tani kur e ka humbur pushtetin dhe ndodhet në opozitë, na del në mbrojtje të tarifës!
Paradoks!