Orteku “zhduk” pesë shtëpi në resortin e skive

Pesë shtëpi janë mbuluar nga një ortek që goditi një resort të skive në Rusi. Ngjarja ndodhi në Norilskwas.

Ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan menjëherë në zonë, duke arritur të shpëtojnë 6 persona, ndërsa dyshohet për disa persona të tjerë që mund të kenë mbetur të bllokuar nën dëborë, shkruan A2CNN.

“Dy persona arritën të dilnin nga vetë nga ndërtesat e mbuluara nga dëbora, ndërsa 4 të tjerë u shpëtuan. Kërkimet janë ende duke vijuar, pasi dyshohet se ka persona të tjerë të bllokuar”, tha një deklaratë Ministria e Emergjencave.