Osmani: Aleatët po kërkojnë që hapja e urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se SHBA-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër hapjes se urës së Ibrit.
Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, ajo ka thënë se aleatët e Kosovës po kërkojnë që hapja e urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit.
Sipas saj, ata duan që bashkërisht me institucionet e Kosovës të përzgjidhni momenti e volitshëm për hapjen e urës.
“Në takimet e mia me SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës, përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel, të cilat kanë paraparë hapjen e urës. Po sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë, institucionet e Kosovës dhe aleatet tanë të sigurisë dhe ta hartojnë se bashku planin e zbatimit, i cili i merr parasysh vlerësimi e sigurisë edhe të Kosovës dhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj se në shumicën e rasteve ato janë identike. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjidhet momenti më i volitshme në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit, por sukses i përhershëm”, ka thënë Osmani.
Ajo ka bërë me dije se Kosova duhet të sigurohet që kur ajo urë të hapet të mbetet e tillë.
Sipas saj, nuk është në interes të Kosovës të ndodh një konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarëve amerikanë.
“Ajo urë nuk është dashur të mbyllet kurrë, ajo urë është mbyllur për arsye politike. Ura duhet të hapet, por duhet të sigurohemi që kur hapet mbetet e hapur, e jo kur hapet nxit prezencë të NATO-s më të madhe në të. A është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptar në tokë që pajtohet me të. Duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodh. Nuk ka arsye që të kemi konflikte me aleatët tanë. Ata na kanë shpëtuar. Natyrisht, edhe për shkak të sakrificës së popullit tonë, ata janë me ne ta mbrojmë sovranitetin tonë. Urat kur të hapen janë të hapura”, ka vlerësuar Osmani.
Shefja e shtetit ka vlerësuar se paqja e siguria është çështje globale, jo individuale.
“Në çdo vend të botës ku Amerika apo NATO kanë rol në mirëmbajtjen e sigurisë, nga shtetet baltike e deri te Islanda, e deri te shtetet në Paqësor, sovraniteti e të cilave dhe paqaj mirëmbahet nga ato vende dhe Amerika, të gjitha ato vende konsultohen dhe koordinohen me partnerët e tyre të sigurisë. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, dhe nuk dallon nga mënyra se si funksionojnë shtetet Baltike. Ka forca edhe në Rumani, edhe Poloni. Paqja e siguria është çështje globale, jo individuale, jo vetëm e jona. Paqja dhe siguria në Kosovë nuk e afekton vetëm Kosovën, afekton paqen dhe sigurinë në suaza shumë më të gjera. E në veçanti në rastin tonë kur e dimë historinë, e mbajmë në mend. 1999 nuk është para dy shekujsh, është para dy dekadave”, ka vlerësuar ajo, duke shtuar se Kosova e gëzon lirinë falë mbështetjes së aleatëve.
“Sot e gëzojmë këtë paqe sepse kemi vepruar me aleatë. Në takimet e mia me Amerikën, asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së Urës. Janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel që kanë parapraë hapjen e Urës. Për çdo temë të sigurisë, kërkojnë dhe i luten të Kosovës që të ulemi bashkë dhe ta hartojmë bashkë planin e zbatimit i cili merr parasysh vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës edhe të aleatëve tanë, në shumicën e rasteve ato janë të njëjta. Në bazë të vlerësimeve të përbashkëta, të përzgedhet momenti më i volitshëm në mënyrë që çështja e urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit, por i përhershëm”, ka thënë Osmani.

