Osmani: Edhe armiqtë e Kosovës po tentojnë të lidhen me Amerikën, Kosova rrezikon të kthehet 20 vjet mbrapa

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka argumentuar se duhet pranuar projekti amerikan i gazit.

Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka thënë se, Kosova do të ishte afër suksesit të integrimit euro-atlantik, nëse bëhet pjesë e integrimit energjetik.

‘‘Kushdo që nuk pranon rreshtimin me Amerikën në këtë fazë kaq vendimtare për historinë e gjithë kontinentin evropian, unë mendoj që e dëmton vetë interesin e Kosovës. Për ne është e qartë se çfarë i duhet Kosovës. E shoh shumë afër suksesin e Kosovës sa i përket edhe integrimit euro-atlantik nëse ne e bëjmë këtë integrim energjetik me aleatët tanë. Dhe mos harroni se tani në këtë fazë, edhe armiqtë e Kosovës këtu në rajon, po tentojnë të lidhen me Amerikën, sepse se po e shohin se ka po shkon bota. Në qoftë se ne e humbasim këtë hap, dhe Serbia e fuqizon relacionin me SHBA’të, atëherë Kosova do të kthehet 20 vite prapa’’, ka deklaruar ajo mes tjerash’’, ka thënë ajo mes tjerash.