Osmani: Fola me orë të tëra me grekët, më thanë e kemi marrë vendimin për Kosovën
Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se ka lobuar për Kosovën te pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur.
Madje, tha se Greqia veç i ka deklaruar se vendimin për njohje të Kosovës e kanë marrë, vetëm se e presin klimën e përshtatshme politike.
“Lobimin që e kam bërë në pesë shtetet mosnjohëse të BE-së kanë qenë të vazhdueshme”.
“Për shembull me Greqinë kemi arritur deri në pozitë sa Greqia të thotë se ne e kemi marrë vendimin dhe vetëm presim klimën më të mirë politike për ta shpallur. Kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve që i kam bërë më Greqinë e Spanjën”, ka deklaruar ai në T7

