Osmani godet LDK-në: Istogu ka me zgjedh mes besës dhe mashtrimit

U.d. presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka goditur ish-partinë e saj, LDK, duke aluduar se krerët e saj e mashtruan votuesit e kësaj partie, raporton Mediafokus.info.

Nga Istogu, Osmani ka thënë se qytetarët do të zgjedhin mesa mes besës dhe mashtrimit.

“Qytetarët e Istogut dhe të gjithë Kosovës, duhet të vendosin: a ta shpërblejnë me besim cilindo nga përfaqësuesit që e mbrojti fjalën e besën e dhënë, apo do t’i shpërbleni ata të cilët na përjashtuan pikërisht pse e mbajtëm fjalën. Nëse është një tipar që shqiptari e ka vlerësuar gjithmonë, ajo ka qenë besa”.

“Sot, qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, kane me zgjedh mes besës dhe mashtrimit. Unë nuk kam dyshim se cilën keni me zgjedh ju sepse gjithmonë keni ditur. Një qytet që ia ka dhënë Ibrahim Rugovën shqiptarisë, nuk mundet me gabu”, ka thënë Osmani./Mediafokus.info/