Osmani me nënsekretaren amerikane nënshkruajnë marrëveshjen kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një marrëveshje sot me nënsekretaren e ShBA-së, Elizabeth Allen.

Sipas të parës së vendit, ato e kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen janë deklaruar për media.