Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Pesë zyrtarë policorë, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, tashmë kanë arritur në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan.

Pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.