Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet

Gjithashtu, presidentja paralajmëroi se do të jap kontribut për vendin edhe “shumë gjatë”.

Përgjigja e saj e plotë:

RTK: Zonja Presidente edhe një pyetje, cila është e ardhmja jua, marrë parasysh që keni edhe një vit mandat?

Osmani: Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve.

Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë e ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush.

Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë, ajo është me rëndësi.