Osmani: Në marrëveshjen e presidentit mund të përfshihet edhe amnistia për vrasjet e pasluftës

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti i vendit nuk ka të drejtë kushtetuese të negociojë në emër të Kosovës, nuk ka të drejtë të nënshkruajë në emër të Kosovës.

Për më tepër, ajo tha se ne nuk mund të harrojmë se ky është i njëjti njeri që e ka hapur temën e ndryshimit të kufijve, që prek sovranitetin e vendit.

Secili prej nesh duhet ta dijë se tashmë po flitet hapur në qarqet diplomatike për një mundësi të tillë, ku ndoshta përfshihet edhe një amnisti e krimeve të luftës, që në masë të madhe përfshin vrasjet politike të pasluftës, që kryesisht kanë qenë anëtarë të LDK-së, tha Osmani.

“Unë nuk mund të hy në detaje, por mund të them se një çështje e tillë është përmendur”, deklaroi Osmani në KTV./mediafokus.info