Osmani pyet: Pse janë fshehur dhjetëra miliona euro donacione të Serbisë, në vitin 2016?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme, ka thënë se donacione në vlerë milionëshe nga Serbia i janë dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për barna, pajisje mjekësore dhe material medicinal, shkruan Mediafokus.info.
“Do të ishte mirë si deputetët të Kuvendit të Kosovës të pyesim pse janë mbajtur fshehtë këto donacione nga Serbia prej dhjetëra milionash që nga viti 201”, ka thënë Osmani.
Këto komente Osmani i ka bërë gjatë diskutimit lidhur me formimin e një Komisioni hetimor rreth menaxhimit të pandemisë.
Ajo tha se do ta përkrah formimin e këtij Komisioni, për t’i larguar dyshimet daj cilitdo deputet të Kuvendit të Republikës./Mediafokus.info/

