OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për të premten, raporton Klan Kosova.
Siç është njoftuar, protesta do të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gazmend Syla nga kjo organizatë tha se zhvillimet e fundit, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.
Prandaj, ai njoftoi se kanë marrë vendim për të organizuar protestën gjithëpopullore.
“Organizatat e dala nga lufta sot në takimin që mbajtëm pak më herët me këshillin drejtues, morëm vendim që të thërrasim protestë gjithëpopullore nesër në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu”.
Kjo protestë vjen pas verdiktit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator.
Katër drejtuesit e UÇK-së u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 81 vjet burgim në total, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim për secilin, Jakup Veseli me 18 vjet burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

