Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!
Shkruan: Silvana Begaj
***
Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fitojmë në këtë 25 Prill! Ne duam shpresë, nuk duam të masni ju forcat duke derdhur gjak të pafajshëm për të fituar përsëri Ju!
Se Shqipëria po hyn në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ditës kur shqiptarët do t´u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do udhëheq fatin e tyre për katër vitet e ardhshme!
***
Ka shumë arsye pse këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe jetike për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve: Situata e rënduar ekonomike dhe vazhdimi i tejzgjatur i kësaj pandemie do patjetër një zgjidhje stabël dhe afatgjatë, duke marrë parasysh mundësitë tona.
***
Integrimi i vendit në Bashkimin Europian, reformat në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, nepotizimit, trafikimit të lëndëve narkotike, dhe dukurive të tjera negative në shoqërinë tonë duhet të ishin arsye për ti dhënë rëndësi këtyre zgjedhjeve.
Situata politike në vend edhe tani si edhe gjatë gjithë viteve të demokracisë vazhdon të mbetet e njëjtë. E rëndë, e paqartë dhe më e keqja e pashpresë!
***
Normalisht duhet të isha duke dëgjuar dhe krahasuar programet për zhvillim, ekonomi, arsim e kulturë, por realisht shikoj një politikë agresive ku partitë vetkrahasohen dhe duke treguar dobësitë e kundërshtarit mendojnë se këto janë arsye pse ti ndjekim dhe votojmë.
***
Shqipëria jonë vazhdon të përgjaket. A ia vlen një jetë njeriu për një votë? A ia vlejnë edhe një milion vota?
***
Me gjithë respektin për personalitete të shumta në të dyja kampet, është shumë zhgënjyese lejimi nga ana e tyre për përdorim dhune nga lideret e tyre.
***
Pa gjak! Pa krim! Mendoni se Ju do të na qeverisni! Mos na turpëroni edhe njëherë si cdo herë!
***
Shqiptarët do tju drejtohen kutive të votimit më 25 Prill, dhe si zakonisht e fatkeqësisht, mund të votojnë edhe për një thes miell, 5litra vaj, kripë ose sheqer.
***
Mund të japin votën e tyre edhe për Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin-Skenderbeun të stampuar në prerjet 1000 lekëshe.

