Pabarazitë e ndarjes së vaksinave midis pakicave u zvogëluan në Shtetet e Bashkuara

Pabarazitë në ndarjen e vaksinave midis pakicave në Shtetet e Bashkuara, në fillim të fushatës së vaksinimit Covid-19, janë eleminuar, por ato midis përkatësive politike vazhdojnë, sipas një sondazhi të madh të publikuar të martën.

Rreth 70% e të rriturve zezakë, 73% e hispanikëve dhe 71% e të rriturve të bardhë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas këtij studimi nga Fondacioni Kaiser Family, i kryer me telefon në mesin e 1,500 njerëzve përfaqësues të popullsisë amerikane.

Këto shifra janë në kontrast me ato të vëzhguara nga i njëjti sondazh në prill: vetëm 51% e të rriturve zezakë dhe 47% e hispanikëve kishin marrë të paktën një injeksion deri atëherë, krahasuar me 60% të të bardhëve.

Këto shifra të publikuara të martën janë gjithashtu të ngjashme me ato që janë parë nga studime të tjera – nga Qendra Kërkimore Pew ose Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale amerikane e shëndetit publik.

Ndërkaq përkatësia politike mbetet një faktor kryesor ndarës në imunizimin: sipas sondazhit të Fondacionit Kaiser Family, 90% e njerëzve që pretendojnë se janë demokratë thanë se kishin marrë të paktën një dozë, krahasuar me 58% të republikanëve.